Sot Maqedonia e Veriut nga ora 07 deri në 21.00 votoi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut 2020, njofton Portalb.mk.
Në garën sotshme garuan 15 koalicione e parti me 1578 kandidatë për deputetë. Të drejtë vote kishin 1.814.263 qytetarë. Kutitë janë mbyllur, numërimi ka filluar.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski sonte në konferencë shtypi vlerësoi se dita e zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer, me përjashtime të vogla.
“Dita e zgjedhjeve sot kaloi në situatë mjaft të ndërlikuar në vend për shkak të koronavirusit por kaloi shkëlqyeshëm me përjashtime të vogla të cilat gjatë ditës i kemi diskutuar me ju. Mundem vetëm se t’i përgëzoj qytetarët për kapacitetin e shprehur demokratik që e kanë dëshmuar në këtë ditë zgjedhore”, tha Derkovski