Site icon PORTALB

RMV, 4 persona ndërruan jetë nga virusi korona, 198 raste të reja

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 198 raste me virusin korona, 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 97 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 8.530, të shëruarve në 4.565, ndërkaq të vdekurve në 393. Për momentin në RMV ka 3.572 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Personat e vdekur janë dy nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.382 testime, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë 80.774 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version