Filloi votimi në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, informuan sot nga Komisionet Zgjedhore Komunale, transmeton MIA.
Të drejtë për votim në Kumanovë kanë 92.167 votues, ka informuar sot kryetari i KZK-së Kumanovë, Dragan Jovanovski. Gjithsej 167-të këshilla zgjedhorë janë
të gatshëm për realizimin e zgjedhjeve.
Kryetari i KZK-së Likovë, Lirim Jashari informon se në këtë komunë të drejtë për votim kanë 25.632 votues të cilët do të votojnë në 36 vendvotime.
Nga KZK Nagoriçan i Vjetër të drejtë për votim kanë 3.322 persona të cilët votojnë në 36 vendvotime, ndërsa procesin do ta zbatojnë 38 këshilla zgjedhorë.