Site icon PORTALB

RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi listën e ordinancave që do të punojnë nesër

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Portalb.mk / Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se nesër, për shkak se është ditë jopune, do të punojnë ordinancat e kujdestarisë për mbrojtje shëndetësore në ndërrimin e tretë, në poliklinikën Jane Sandanski, Çair, Hasanbeg (Çento), Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar, transmeton Portalb.mk.

MSH-ja njoftoi se edhe Ndihma e shpejtë mjekësorë me trajtim në shtëpi do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Ndryshe, në pajtim me konkludimin e Qeverisë nga seanca e 74-të e mbajtur më 7 korrik të këtij viti, 15 korriku, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ajo nuk do të ripunohet, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Exit mobile version