Site icon PORTALB

RMV, 3 persona ndërruan jetë nga virusi korona, 88 raste të reja

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 88 raste të reja me virusin korona, 3 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 123 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 8.179, të shëruarve në 4.326, të vdekurve në 385, ndërkaq momentalisht në vend kemi 3.486 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Spitalin “8-Shtatori” kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi në moshë 43 dhe 73-vjeçare. Në Spitalin e Shtipit ka ndërruar jetë një paciente 76-vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 973 teste për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 78.133.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version