Është hequr ndalesa ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve

Organi drejtues i futbollit evropian ka konfirmuar se ka hequr ndalesën dy vjeçare ndaj klubit anglez të Premier Ligës Manchester City për të marrë pjesë në garat UEFA, transmeton Anadolu Agency (AA).

“UEFA ka shqyrtuar vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (CAS) për të zvogëluar sanksionin e shqiptuar ndaj Manchester City FC nga Organi i pavarur i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s (CFCB) lidhur me pretendimet për shkelje të rregullave të licencimit dhe financimit të klubeve të UEFA-s dhe rregulloreve të ‘fair play’ “, deklaroi UEFA në faqen e saj të internetit.

“UEFA konstatoi se paneli i CAS zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme përfundimtare për të mbështetur të gjitha konkluzionet e CFCB-së në këtë rast specifik dhe se shumë prej shkeljeve të pretenduara u ndaluan me kohë për shkak të periudhës 5 vjeçare të parashikuar në rregulloret e UEFA-s”, shtohet më tej.

Në shkurt, Manchester City u ndalua të marrë pjesë në garat evropiane për dy sezonet e ardhshme për shkak të shkeljeve të pretenduara të rregullave të financimit të UEFA-s dhe të “fair play-it”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button