Site icon PORTALB

Serbi, u regjistruan 11 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19

Korona virus, Photo: Flickr

Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 11 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), si dhe 287 raste të reja nga gjithsej 4.050 teste të realizuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë moment, 4.091 raste janë aktive, prej të cilëve 144 persona janë në respiratorë.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi, 393 njerëz kanë vdekur, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 2,14 për qind.

Në Serbi janë testuar gjithsej 491.428 persona dhe janë regjistruar 18.360 raste pozitive me COVID-19.

Exit mobile version