Site icon PORTALB

RMV, 6 persona ndërruan jete nga virusi korona, 136 të infektuar, 132 të shëruar

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit 6 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 136 janë infektuar, ndërkaq 123 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 8.111, të vdekurve në 382, të shëruarve në 4.203, ndërkaq për momentin kemi 3.526 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën Infektive të Shkupit kanë ndërruar jetë katër pacientë të moshës 46, 53, 63 dhe 69-vjeç. Në Spitalin “8 Shtatori” ndërroi jetë një pacient 42-vjeçar. Në Spitalin e Kumanovës ndërroi jetë një pacient 80-vjeçar”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 991 testime për virusin korona, ndërkaq prej fillimit të pandemisë në RMV janë bërë 77.160 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version