Site icon PORTALB

BE, OSBE, SHBA: Urgjentisht të zgjidhet kriza politike në Maqedoni!

BE, OSBE, SHBA me apel liderëve politik në Maqedoni: Zgjidhni krizën politike

Ndërkombëtarët sërish me deklaratë të përbashkët për krizën politike në Maqedoni.

Misionet e BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së në Shkup dolën me apel drejtuar liderëve politikë, të jenë të përgjegjshëm dhe t’i japin fund, pa vonesë, krizës aktuale politike. 

Në një deklaratë të përbashkët shefat e tre misioneve kanë kërkuar heqjen dorë nga qëndrimet ultimative dhe rigjide. 

“Vendi ndodhet për momentin në një udhëkryq kritik. Kriza momentale cenon aspiratat e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, si dhe për stabilitet politik në vend. Duhet të ndërmerren hapa për t’u larguar nga ultimatumet publike, pozitat fikse dhe taktikat afatshkurtra, dhe për t’iu qasur dialogut të drejtpërdrejtë dhe kompromisit në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet mes tjerash në deklaratën e BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së.

Exit mobile version