Site icon PORTALB

Bullgari, Radev i kërkon dorëheqjen qeverisë

Rumen Radev

Presidenti bullgar, Rumen Radev i bëri thirrje sot qeverisë që të jepte dorëheqjen, në një thellim të ri të konfliktit të tij me kryeministrin, konservatorin Bojko Borisov.

Presidenti gjithashtu i bëri thirrje edhe kryeprokurorit publik që të tërhiqej.

Radev tha se këto dorëheqje i kishin kërkuar dje edhe protestuesit.

“Ka vetëm një rrugëdalje nga kjo situatë: që qeveria dhe prokurori i përgjithshëm të japin dorëheqjen”, tha Radev në një paraqitje të drejtpërdrejtë të televizionit, transmeton ATSH.

“Besimi te këto institucione nuk mund të rikthehet”, theksoi ai.

Radev tha se bullgarët po protestonin kundër korrupsionit dhe presionit të bërë nga prokurori i përgjithshëm.

Disa qindra njerëz demonstruan para zyrës së presidentit në Sofje duke protestuar kundër qeverisë së Borisovit.

Exit mobile version