Site icon PORTALB

RMV, një 24 vjeçare viktimë e virusit korona, 8 të vdekur dhe 199 të infektuar

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Foto arkiv, Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 199 persona janë infektuar me virusin korona, 8 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 120 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 376, i të infektuarve në 7975, të shëruarve 4080, ndërkaq për momentin në vend kemi 3519 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë tetë persona, katër nga Tetova, dy nga Struga, një nga Shkupi dhe një nga Shtipi. Në Klinikën Infektive të Shkupit kanë ndërruar jetë tre pacientë të moshës 24,63 dhe 64-vjeçare. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 54-vjeçare.
Në Klinikën e Tetovës kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 70 dhe 74 vjeçare. Në Strugë ka ndërruar jetë një pacient i moshës 56 vjeçare dhe një paciente 83 vjeçare”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit: 

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 1545 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 76.107 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version