Në Strugë, në Qendrën për të rinj, në mënyrë solemne u nënshkrua memorandumi përmes të cilit synohet të promovohet paqja dhe toleranca nëpër shkolla. Qëllimi i eventimentit është që të apelohet deri te qytetarët të mos lejojojnë dhunë nëpër shkolla gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Firmën në këtë dokument të sponzorizuar nga Komuna e Strugës dhe disa organizata joqeveritare e hodhën të 16 drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme nga sektori publik dhe privatë i arsimit.
Sipas drejtorëve burimi i pasurisë më të madhe të multikulturës në Strugë gjindet në traditën shumëvjeçare e cila gjithmonë e ka kultivuar tolerancën dhe mirëkuptimin mes të gjithë qytetarëve.
Të vetëdijshëm që nxënësit edhe mund të shfrytëzohen për qëllime politike në fushatën parazgjedhore, drejtorët e shkollave të Strugës marrin angazhimin që kjo mos të ndodh në zgjedhjet e afërta lokale. /Portalb