Policia ka njoftuar se nga shkolla fillore “Sali Lisi” në fshatin Dobërdoll të Gostivarit janë vjedhur 11 laptopë.
Sipas MPB, vjedhësit kanë hyrë në shkollë nga dritaret në klasën e informatikës ku kanë grabitur kompjuterët.
MPB ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat për të zbardhur këtë grabitje. Grabitja e laptopëve në shkolla gjatë fundjavës ka ndodhur edhe në një shkollë të Hasanbegut në Shkup, me ç’rast janë vjedhur rreth 30 kompjuterë. /PortAlb