Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit ndërruan jetë 6 persona nga virusi korona, 205 të tjerë u infektuan

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 205 persona me virusin korona, 6 të tjerë e kanë humbur jetë, ndërkaq 336 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 7.777, numri i të shëruarve 3.960, të vdekurve 368, ndërkaq për momentin në vend, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë 3 pacientë të moshës, 62, 68 dhe 94-vjeç. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 65 dhe 70-vjet, ndërkaq në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ka ndërruar jetë një paciente e moshës 80-vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit sipas qyteteve

Personat e shëruar në 24 orët e fundit sipas qyteteve

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar sipas qyteteve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.728 testime për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë në RMV gjithsej janë bërë 74.562 teste.

Exit mobile version