Site icon PORTALB

LSDM-BESA dhe BDI premtojnë që pas anëtarësimit në NATO, RMV-ja do të anëtarësohet në BE

Flamuri i Bashkimit Evropian - BE, Arbnora

Flamuri i Bashkimit Evropian - BE

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, para opinionit publik kanë vënë programet e tyre për zgjedhjet  e 15 korrikut. Përmes programit, si  dokument kryesore partitë politike shprehin qëndrimet dhe pikëpamjet në lidhje me çështjet më të rëndësishme për elektoratin. Por, përpos që vëmendja është fokusuar në sfera të ndryshme, ata theksin e kanë vënë edhe te kontributi i vendit si anëtar i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë – NATO-s dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruan Portalb.mk.

Secila parti politike ka një strategji të re për rrugën euro-atlantike, gjegjësisht për në BE. Nga partitë në koalicionin LSDM- BESA, theksojnë se kanë plan të qartë për katër vitet e ardhshme, në rrugën evropiane. Ata e quajnë veten si kontribuues në anëtarësimin e vendit në ushtrinë e sigurisë, NATO- si aleancë më e fuqishme botërore. Prandaj ata pretendojnë të punojnë:

Koalicioni LSDM-BESA, synojnë që vendin ta integrojnë dhe ta bëjnë pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj, ata premtojnë që:

Programin e plotë zgjedhor të LSDM-BESA mund ta lexoni: KËTU

Nga partia politike shqiptare, e cila deri më sot ka qenë në krye të skenës politike, Bashkimi Demokratik për Integrim,në këto zgjedhje, janë fokusuar në shumë pika, ndër të cilat që vendi të përfitojë barazi të plotë për të gjithë qytetarët e RMV-së, duke respektuar identitetin etnik dhe me jetë cilësore sipas standardeve më të larta si anëtare e NATO-s dhe vend pretendent për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian. Ata sigurojnë:

Për proceset negociuese me Bashkimin Evropian ata synojnë të jenë pjesë e këtyre bashkëbisedimeve dhe sigurojnë që brenda pesë viteve Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së. Dhe premtimet e tyre fokusohen vetëm në dy çështje, kur bëhet fjalë për rrugën drejt Evropës:

 BDI, në këto zgjedhje përpos programit të ngjeshur me aktivitete, ka dal me kandidat për kryeministrin e parë shqiptar.

Programin e plotë zgjedhor të BDI-së mund ta lexoni: KËTU

Ndryshe, partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, do t’u mundësohet të marrin votat e qytetarëve deri më 15 korrik, ku edhe do të formohet qeveri e re e RMV.

Exit mobile version