Site icon PORTALB

U publikua statistika për të infektuarit me korona në RMV në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 168 persona janë infektuar me virusin korona, 3 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 70 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 362, i të infektuarve në 7572, të shëruarve 3624, ndërkaq për momentin në vend kemi 3586 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Gostivari. Në Klinikën Infektive të Shkupit kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 66 dhe 70-vjeçare. Në Spitalin “8-Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 63-vjeçare, virusi korona i është konstatuar pasi ka ndërruar jetë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë testuar 1470 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 72.690 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version