Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian do të ofrojnë mbështetje financiare shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor për të menaxhuar me pasojat e krizës së koronës.
Nga zyra e BERZH-it në Shkup, njoftojnë se Banka do të sigurojë deri 70 milionë euro në linja të reja kreditore për institucionet financiare partnere për huazime të mëtejshme për bizneset vendore në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
Bashkimi Evropian, ndërkohë, ofron 15 milionë euro për të identifikuar pajisjet dhe teknologjinë më të mirë në dispozicion.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjigjur ndaj virusit pandemik koronavirus me masa të rrepta të shëndetit publik, të cilat kanë pasur ndikim të madh në ekonomi. Këto vende po vuajnë gjithashtu nga rënia globale ekonomike dhe në rënie të kërkesës për produktet e tyre. BERZH dhe BE, përmes Ekipit Evropa, mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në ambicien e tyre për t’u bërë më konkurrues dhe për të gjetur zgjidhje inovative për menaxhim me sfidat e reja”, thuhet në kumtesë.
Nënkryetari i BERZH-it për Politikë dhe Partneritet, Pjer Heilbron thotë se ata qëndrojnë të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve, dhe sipas komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së Oliver Varheji, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë jetike që duhet të mbështeten për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.