Site icon PORTALB

Bajramaj e Gjermania më e mirë se Asllani e Suedia

Gjermanet duke u gëzuar pas golit të shënuar

Gjermanet duke u gëzuar pas golit të shënuar

Fatmire Bajramaj me kombëtaren e Gjermanisë ka arrit të siguroj një biletë për në finalen e Kampionatit Evropian në futboll për femrat që po mbahet në Suedi.

Bajrmaj me ‘Pancerat’ ka mposht kombëtaren e Suedisë së sulmueses shqiptare, Kosovare Asllani me rezultat të ngushtë prej 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për përfaqësuesen gjermane e shënoi Marozsan në minutën e 33 të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Gjermania do të pret në finale fituesin e ballafaqimit mes Danimarkës dhe Norvegjisë.

Exit mobile version