Site icon PORTALB

U publikua statistika për të infektuarit me korona në RMV në 24 orët e fundit

Shkupi. virusi korona, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 120 persona janë infektuar me virusin korona, 5 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 125 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 351, i të infektuarve në 7244, të shëruarve 3324, ndërkaq për momentin në vend kemi 3569 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 5 persona, dy nga Shkupi, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova. Mosha e tyre është: 65, 46, 78, 76, dhe 85 vjeçare.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 1367 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 69.426 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version