Site icon PORTALB

Atixhja nga “Toka e mjaltës” e incizoi këngën e saj të parë – “Rreth lumit Bregallnicë“

Protagonistja Hatixhe Muratova

Kinematografi Samir Luma ka publikuar lajmin se ylli i filmit dokumentar “Toka e mjaltës”, që garoi për çmimin “Oskar”, Atixhe Muratova, e ka incizuar këndën e saj të parë në studio. Luma, në Twitter profilin e tij, ka ndarë foto të Atixhes në studio, ndërsa kinematografi ka shtuar se bëhet fjalë për këngën “Rreth lumit Bregallnicë”, raporton 360, përcjell Portalb.mk.

Hatidze Muratova from Honeyland recorded her first song “Pokraj reka Bregalnica”. pic.twitter.com/iqGYwpJ4pT

Edhe në filmin dokumentar Muratova nuk e fshehte  dashurinë e saj ndaj muzikës. Siç lajmëron Radiomof.mk ajo kishte dashur ta këndojë në manifestimin për “Oskar”, pikërisht këtë këngë që po e incizon në studio, nëse filmi e merrte mirënjohjen më të lartë.

Portali përkujton edhe një video në të cilën ajo e këndon “Rreth lumit Bregallnicë“ së bashku me Samir Lumën.

Exit mobile version