Reperi Kanye West ka thënë se po kandidon për president të SHBA-ve në zgjedhjet e këtij viti, duke garuar kështu kundër Donald Trump, për të cilin ai është shprehur shpesh se e admiron, shkruan Class.
“Ne tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” –shkroi ai në Twitter.
We must now realize the promise of America by trusting God, unifying our vision and building our future. I am running for president of the United States ??! #2020VISION
— ye (@kanyewest) July 5, 2020
Madje, Kanye siguroi edhe votat e Kim Kardashian dhe sipërmarrësit Elon Mus, të cilët treguan publikisht mbështetjen e tyre.
Por kjo nuk është hera e parë që West shpreh dëshirën për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë. Në MTV Video Music Awards 2015, ai tha se kishte vendosur të kandidonte për president në vitin 2020. Por nëntorin e kaluar ai e shtyu datën, duke thënë se do të garonte në zgjedhjet e vitit 2024.
Megjithatë është ende e paqartë nëse Kanye po kandidon vërtet.
Ai nuk duket se e ka regjistruar emrin e tij në Komisionin Federal të Zgjedhjeve (FEC) për zgjedhjet e nëntorit. Emri më i përafërt me të tijin që tregon database e FEC është një kandidat i quajtur “Kanye Deez Nutz West”.
Si qëndron e vërteta, mbetet për t’u parë!