Site icon PORTALB

RMV, një person ka humbur jetën nga rrufeja

Një banor i fshatit Dorfuli, Komuna e Llozovës, e humbi jetën dje nga goditja e rrufesë derisa po kulloste bagëtinë, njofton MIA.

Siç informojnë nga MPB, fatkeqësia është denoncuar mbrëmë në orën 20 ndërsa ka ndodhur në vendin e quajtur “Livadhet e Dorfulisë” kur 46 vjeçarin T.Sh. nga fshati Dorfuli e kishte goditur rrufeja derisa po kulloste bagëtinë me ç’rast ka vdekur në vend të ngjarjes.

Exit mobile version