Site icon PORTALB

U publikua statistika për të infektuarit me korona në RMV në 24 orët e fundit

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 78 persona janë infektuar me virusin korona, 5 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 172 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 346, i të infektuarve në 7124, të shëruarve 3199, ndërkaq për momentin në vend kemi 3579 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 5 persona, tre nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga. Mosha e tyre është: 80, 70, 77, 63, dhe 86 vjeçare.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:


Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 894 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 68.059 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version