Numri i rasteve aktive me Covid – 19 në RMV është rritur në 3611, më shumë ka në Çair

Numri i të infektuarve me KOVID-19 dje u rrit për 147 persona dhe me këtë numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 3611. Të sapo infektuarit janë nga Shkupi-64, Kumanova-8, Shtipi-6, Prilepi-3, Tetova-16, Struga- 7, Velesi-5, Manastiri-4, Ohri-5, Gostivari-9, Strumica-1, Kriva Pallanka-1, Koçani-1, Probishtipi-1, Kratova-1, Sveti Nikolla-7, Kërçova-4 dhe Resnja- 4.

Edhe më tej Komuna e Shkupit, Çair vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive – 409, pasuar nga Gazi Baba me 189, Karposhi – 163, Buteli – 162, Aerodromi – 150, Saraji – 149 dhe Qendra – 143.

ISHP ka regjistruar dje edhe 111 të shëruar edhe atë nga Shkupi- 56, Shtip- 7, Tetovë-36, Veles-2, Manastir-3, Gostivar -1, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Resnjë-2.

Kanë vdekur gjashtë persona, tre pacientë janë nga Shkupi, një nga Kumanova, një pacient nga Shtipi dhe një nga Berova, transmeton MIA.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje febrile ka vdekur një pacient (63) nga Shkupi. Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur dy pacientë (59) dhe (63) dhe një pacient nga Shtipi (36). Në Spitalin në Shtip ka vdekur pacient nga Berova (69), ndërsa në Kumanovë një 78 vjeçar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë arrin 6932, numri i pacientëve të shëruar është 2987, të vdekur janë 334, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3611. Në Shkup ka më shumë raste aktive – 1987, Tetovë – 385, Kumanovë – 240, Ohër – 166, Shtip – 158, Strugë – 154.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 84 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 53 pacientë, nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 37 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19 dhe pesë fëmijë pozitivë me simptoma të virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej të hospitalizuar janë 120 pacientë. Në aparat respirator janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 36 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 402 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep dhe Gostivar janë hospitalizuar 95 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button