Site icon PORTALB

U publikua statistika për të infektuarit me korona në RMV në 24 orët e fundit

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 147 persona janë infektuar me virusin korona, 6 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 111 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 334, i të infektuarve në 6932, të shëruarve 2987, ndërkaq për momentin në vend kemi 3611 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 6 persona, tre nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Berova.
Nga Shkupi kanë ndërruar jetë tre pacientë të moshës 59, 63 dhe 63 vjeçare.
Nga Kumanova ka ndërruar jetë një person i moshës 78 vjeçare.
Nga Shtipi ka ndërruar jetë një person i moshës 36 vjeçare.
Nga Berova ka ndërruar jetë një person i moshës 69 vjeçare.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 1296 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 66.133 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version