Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut shënoi rekord viktimash nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 173 raste të reja, 150 pacientë të shëruar

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 173 persona janë infektuar me virusin korona, 15 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 150 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 321, i të infektuarve në 6625, të shëruarve 2748, ndërkaq për momentin në vend kemi  3556 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 15 persona, tetë nga Shkupi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një pacient nga Ohri dhe dy nga Gostivari. Në klinikën për sëmundje infective kanë ndërruar jetë 3 persona të moshës 64, 73 dhe 80 vjeçare. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 9 persona, dy pacientë të moshës 54 vjeçare, ndërsa të tjerët të moshës 60, 61, 75, 45, 74, 57 dhe 65 vjeçare. Dy persona nga Shkupi dhe Gostivare kanë ndërruar jetë në shtëpi në moshën 65 dhe 82 vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 1653 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 63.383 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version