Twitteri largoi një fotografi të “New York Times”, të publikuar nga Trumpi

Twitter ka larguar një fotografi të postuar nga presidenti amerikan, Donald Trump pasi “New York Times” u ankua se ajo i shkel të drejtat e tyre autoriale mbi fotografinë.

Në tweetin e tij më 30 qershor, Trump postoi fotografi me komentin, “ata nuk po më kërkojnë mua, ata ty të kërkojnë, ndërsa unë jam në rrugën e tyre”.

“New York Times” u ankua për publikimin, sepse ishte fotografi e bërë nga fotografi i gazetës së tyre në vitin 2015, transmetojnë mediat britanike.

Në vend të fotografisë, tani në atë vend ka koment: Kjo foto është hequr me kërkesë të pronarit të së drejtës së autorit.

Twitter ka kontrolluar publikimet e Trumpit që nga muaji maj, dhe që prej asaj kohe disa herë është përplasur me presidentin amerikan, duke kërcënuar të ndryshojë ligjin për rrjetin social dhe ta mbajë atë të përgjegjshëm para ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button