Liderët e bashkësive fetare të Maqedonisë së Veriut, pas takimit të realizuar sot me iniciativë të drejtorit të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare, Darijan Sotirovski, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe ta marrin seriozisht rrezikun nga Covid – 19, transmeton Portalb.mk.
“Liderët fetarë u kanë bërë thirrje qytetarëve për sjellje të përgjegjshme ndaj vetes dhe të afërmve, ndërsa rrezikun nga virusin ta marrin si kërcënim real dhe serioz për jetën dhe shëndetin. Mundi i palodhshëm i mjekëve dhe personelit mjekësor gjatë ballafaqimit me këtë situatë është për respekt dhe lëvdatë, ndërsa shprehja më adekuate e falënderimit për këtë duhet të tregohet në vepër, me respektimin e masave të vendosura nga institucionet kompetente”, thuhet në kumtesë.
Liderët fetarë po ashtu, kanë bërë thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike në interes të ardhmërisë së shtetit.