Gjykata franceze sot e shpalli fajtor ish kryeministrin Fransoa Fijon për pagesë të bashkëshortes së tij mbi një milion euro mjete publike për “punë fiktive”, njofton MIA.
Fijon është dënuar me pesë vjet burg – nga të cilat tre mund t’i shërbejë përmes punës së dobishme. Ai gjithashtu do të duhet të paguajë dënim prej 375,000 euro dhe do t’i bëhet ndalesë të kandidohet në zgjedhje në periudhën prej 10 viteve.
Bashkëshortja e tij Penelope u dënua tre vjet me kusht, dënim në para prej 375,000 euro dhe ndalesë dyvjeçare për kandidim në zgjedhje.
Fijon është akuzuar për punësim fiktiv të bashkëshortes Penelope, që i ka sjellur fitim më shumë se një milion euro. Ai ishte skandal për shkak të së cilit i dështoi fushata presidenciale në vitin 2017.