Site icon PORTALB

Korona në RMV në 24 orët e fundit, 12 persona të vdekur, 112 të shëruar, 132 raste të reja

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 132 persona janë infektuar me virusin korona, 12 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 112 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 298, të infektuarve në 6209, të shëruarve 2427, ndërkaq për momentin në vend kemi 3484 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 12 persona: pesë persona nga Shkupi, dy, nga Tetova, dy nga Struga, një nga Gostivari, një nga Shtipi dhe një nga Velesi.
Nga Shkupi kanë ndërruar jetë pesë persona, mosha e tyre është: 56, 69, 75, 63 dhe 72 vjeçar.
Nga Tetova kanë ndërruar jetë dy persona, mosha e tyre është: 49 dhe 62 vjeçar.
Nga Struga kanë ndërruar jetë dy persona, mosha e tyre është: 60 dhe 66 vjeçar.
Nga Gostivari ka ndërruar jetë një pacient 70 vjeçar.
Nga Velesi ka ndërruar jetë një paciente 68 vjeçare.
Nga Shtipi ka ndërruar jetë një pacient 81 vjeçar.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 868 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 59.633 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version