Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE: Shërbimi administrativ do të jetë i digjitalizuar dhe falas

2 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Igor Janushev, zgjedhje, takim liderësh, Vila Vodno

VMRO

VMRO-DPMNE premtoi se do të rriten investimet kapitale, do të përmirësohet decentralizimi fiskal, si dhe do të digjitalizohet shërbimi administrativ ashtu që deri në fund të mandatit do të jetë falas, transmeton Portalb.mk.

“Planifikojmë rritje të investimeve kapitale minimum 4% nga BPV. Përkushtim shtesë në realizimin e tyre. Rritja e investimeve kapitale do të nënkuptojë edhe ngritje e përshpejtuar e vendit, përmes infrastrukturës së re dhe projekteve tjera, shteti do të krijojë zhvillim në një periudhë të shkurtë”, premtojnë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE premtoi gjithashtu edhe shërbime administrative të digjitalizuara dhe falas.

“Qytetarët do të kenë mundësi falas të marrin të dhënat elektronike. Institucionet, vertikalisht dhe horizontalisht do të jenë të lidhura në një sistem të përbashkët, që do të jetë edhe sistem me një sportel për qytetarët dhe biznesin. Deri në fund të mandatit do të jenë komplet falas”, premtojnë nga VMRO-DPMNE.

Exit mobile version