Kryetari PDSH-së Menduh Thaçi do të qëndrojë sot për një vizitë në fshatrat Ladorisht, Frëngovë, Shum dhe Zagraçan në qytetin e Strugës.
Gjatë qëndrimit të tij Thaçi do të takohet me udhëheqësit e nëndegëve si dhe banorët e këtyre fshatrave, njoftojnë nga dega e PDSH-së në Strugë.
Nga kjo degë thonë se këto takime janë vazhdimsi e takimeve që kryetari i PDSH-së i ka bërë në gjitha vendbanimet shqiptare me qëllim komunikimin dhe njohjen nga afër të situatës së përgjithshme dhe problematikave që tangojnë qytetarët.
Qarqe të ndryshme në vend komentojnë se vizitat e shpeshta të liderit të PDSH-së në këtë rajon kanë të bëjnë me seriozitetin dhe angazhimin e kësaj partie për të fituar në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në muajin Mars, ku PDSH-ja do të garojë me deputetin e saj më aktiv në parlamentin e Maqedonisë z. Ziadin Sela. /Portalb