Site icon PORTALB

OBSH: Miliona mund të vdesin në rast të valës së dytë të koronavirusit

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Miliona njerëz mund të vdesin nëse pandemia e koronavirusit godet me valën e dytë të infeksionit.

Kështu ka thënë Ranieri Guerra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se shpërthimi i rasteve të vdekjes është rritur më tepër se që është parashikuar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Pandemia është duke vepruar sikurse kemi parashikuar”, ka thënë ai.

“Krahasimi është me gripin spanjoll, që ka vepruar njësoj sikur Covid-19: ka pësuar rënie në verë dhe është rikthyer frikshëm në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë vdekje në valën e dytë”.

Exit mobile version