Site icon PORTALB

Tetovë, edhe bulevardi pret kushtet klimaterike (FOTO)

Dy urat lidhëse mbi lumin Shkumbin ka vite që janë ndërtuar, ndërsa vendkalimi në vend të asfaltit ka baltë dhe shkurre

Dy urat lidhëse mbi lumin Shkumbin ka vite që janë ndërtuar, ndërsa vendkalimi në vend të asfaltit ka baltë dhe shkurre

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, një nga premtimet parazgjedhore të bëra para katër viteve nga ana e kryetarit aktual të këtij qyteti, Sadi Bexheti ende pret kushte më të mira klimaterike.

Dy urat lidhëse mbi lumin Shkumbin ka vite që janë ndërtuar, ndërsa vendkalimi në vend të asfaltit ka baltë dhe shkurre. Bulevardi që lidh dy anët e qytetit dhe del në afërsi të shkollës së mesme tekstile duhet të lehtësojë komunikacionin e stërngarkuar në këtë qytet.

Nga komuna e Tetovës për PortAlb thonë se kanë përfunduar çështjet pronësore juridike dhe presin përmirësimin e motit.

“Jemi duke pritur përmirësimin  e kushteve klimaterike të fillojmë me  rregullimin apo hapjen e këtij bulevardi” thonë nga Komuna e Tetovës.


PortAlb mëson se për realizimin këtij projekti kapital  nga ana e Komunës  së Tetovës do të duhet  që të rrënohen disa shtëpi. Këtë  banorët nuk e lejojnë sepse Komuna nuk u ofron zgjidhje alternative. /Portalb

Exit mobile version