Avokati i Jovanovskit-Boki 13 dorëzoi në Prokurori kallëzime penale për keqpërdorimet nga zyrtarët shtetëror

Sasho Dukoski, avokati i Bojan Jovanovskit-Boki 13, tashmë të dënuarit në rastin “Reket”, ka paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup disa kallëzime penale në lidhje me keqpërdorimet e ndryshme të kryera nga zyrtarët shtetëror, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzimet penale do të ngriten të paktën për disa vepra penale dhe atë para së gjithash për keqpërdorimin e pozitës zyrtaren dhe autorizimit, zhvatjes, mashtrimit, dhënies së dëshmisë së rreme, ndoshta torturë dhe mjekim të papërgjegjshëm…”, deklaroi Dukoski, duke sqaruar se Boki 13 e shfrytëzon nenin 273, që i mundëson çdo qytetarit të paraqet kallëzim penal për vepër penale.

Dorëzimi i kallëzimeve penale do të vazhdojë më 3 korrik, ndërsa më 1 korrik pritet të paraqitet në seancë për rastin e organizatës Aleanca Ndërkombëtare.

Kallëzimet penale të paraqitura nga Boki 13 kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare, zhvatje, mashtrim, dëshmi të rrejshme, tortura të mundshme dhe mjekim i papërgjegjshëm, që sipas avokatit janë kryer nga persona në krye të institucioneve shtetërore.

Ndryshe, Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button