Site icon PORTALB

RDK zgjedh Ismet Imerin kryetar dege në Gazibabë

RDK zgjedh Ismet Imerin kryetar dege në Gazibabë

RDK zgjedh Ismet Imerin kryetar dege në Gazibabë

Rilindja Demokratike Kombëtare themeloi degën e saj në Gazibabë të Shkupit. Me votim unanim të kuvendarëve të pranishëm, kryetar i degës Gazibabë të Shkupit u zgjodh Ismet Imeri – profesor i artit figurativ në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”.

“Falënderoj kuvendarët për besimin e dhënë. Zgjedhja ime si kryetar paraqet një përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe së bashku me aktivistët e tjerë do të punojmë për të mirën e e Gazibabës. Së bashku me bashkpuntorët e mi të RDK-së do të angazhohem që Gazibaba dhe banorët e saj të dalin nga kjo gjendje e palakmueshme në të cilën gjenden” theksoi kryetari i porsazgjedhur i degës së RDK-së në Gazibabë, Ismet Imeri.

Në themelimin e degës së Gazibabës ishte i pranishëm kryetari i RDK-së Rufi Osmani. Osmani theksoi se RDK në të gjitha vendbanimet ku ajo shtrihet, ka ngritje të përkrahjes dhe se në zgjedhjet e radhës do të korrë rezultat të favorshëm, rezultate këto të cilat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta bëjnë RDK-në forcë kryesore shqiptare.

“Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme lokale në të gjithat degët e formuara po punohet intensivisht. Jam i bindur se me themelimin e strukturës bazë të RDK-së për komunën e Gazibabës, aktiviteti juaj do të jetë më i sistemuar dhe se rezultatet konkrete nuk do të mungojnë” tha Osmani.

RDK vazhdon me formimin e strukturave partiake edhe në komunat tjera të rajonit të Shkupit, të banuara me shqiptarë./portalb

Exit mobile version