Site icon PORTALB

Korona në RMV në 24 orët e fundit, 6 persona ndërruan jetë, 153 raste të reja, 75 janë shërruar

Virusi korona, maska, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 153 persona janë infektuar me virusin korona, 6 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 75 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 265, të infektuarve në 5595, të shëruarve 2166, ndërkaq për momentin në vend kemi 3164 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 6 persona: një nga Shkupi, dy nga Shtipi, një nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Resnja.
Nga Shkupi ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar.
Nga Shtipi kanë ndërruar jetë: një pacient 80 vjeçar, një pacient 75 vjeçar.
Nga Ohri ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeçar.
Nga Resnja ka ndërruar jetë një pacient 53 vjeçar.
Nga Tetova ka ndërruar jetë një pacient 79 vjeçar.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë: 

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 1279 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 55.735 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version