Site icon PORTALB

Korona në RMV në 24 orët e fundit, 8 persona ndërruan jetë, 136 raste të reja

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 136 persona janë infektuar me virusin korona, 8 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 43 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 259, të infektuarve në 5445, të shëruarve 2091, ndërkaq për momentin në vend kemi 3095 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 8 persona: dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova, një nga Velesi dhe një nga Kërçova.
Nga Shkupi kanë ndërruar jetë: një pacient 56 vjeçar, një paciente 68 vjeçare.
Nga Tetova kanë ndërruar jetë: një pacient 78 vjeçar, një paciente 47 vjeçare.
Nga Kumanova kanë ndërruar jetë: një paciente 47 vjeçare, një paciente 59 vjeçare.
Nga Velesi ka ndërruar jetë një pacient 57 vjeçar.
Nga Kërçova ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë: 

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 1208 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 54.456 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version