Arabia Saudite do të lejojë vetëm “një numër shumë të kufizuar” të njerëzve, të cilët veçmë jetojnë në këtë Mbretëri, të mund ta bëjnë haxhillëkun tradicional, që fillon nga fundi i korrikut, njofton DPA.
“Për shkak të situatës me pandeminë me Kovid-19 në nivel global, haxhillëku këtë vit do të mbahet me numër shumë të kufizuar të personave nga të gjitha kombësitë që jetojnë në Arabinë Saudite”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Haxhillëk dhe Umre.
DPA transmeton se më shumë se dy milionë persona për çdo vit shkojnë në haxhillëkun tradicional në qytetin e shenjtë Mekë.