Site icon PORTALB

Korona në RMV në 24 orët e fundit, 9 persona ndërruan jetë, 90 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 90 persona janë infektuar me virusin korona, ndërkaq 9 pacientë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 247, të infektuarve në 5196, të shëruarve 1974, ndërkaq për momentin në vend kemi 2975 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 9 persona, pesë nga Shkupi, dy nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Gostivari.
Nga Shkupi kanë ndërruar jetë: një pacient 90 vjeçar, një pacient 64 vjeçar, një paciente 70 vjeçare, një pacient 57 vjeçar, dhe një pacient 64 vjeçar i cili ka ndërruar jetë rrugës për në shtëpi.
Nga Tetova ka ndërruar jetë një pacient 60 vjeçar dhe një paciente 70 vjeçare.
Nga Gostivari ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar dhe nga Ohri një pacient 64 vjeçar” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

 Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë 27: 

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë testuar 665 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 51.885 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version