Site icon PORTALB

Mançevski paralajmëron gjoba për operatorët, thotë se kanë vepruar në mënyrë antiligjore

Damjan Mançevski

Damjan Mançevski

Pasi operatorët kabllovik sot në ora 18:00 në shenjë proteste bënë ndërprerjen e programeve, përmes rrjetit social “fejsbuk” ka reaguar ministri i Shoqërisë informatike, Mançevski, sipas të cilit këta të fundit do të gjobiten për shkak se e kanë shkelur ligjin, shkruan Portalb.mk.

Ndërprerja e transmetimit nga ana e telivizioneve sipas Mançevskit përbën shkelje ligjore, ai madje ka publikuar një sërë nenesh për të vërtetuar këtë.

Ndryshe, me përjashtim të RTVM-së, të gjithë operatorët e shërbimeve të komunikimit elektronik në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar sot në ora 18:00 ndërprerjen e përkohshme në ritransmetimin e të gjitha programeve televizive në shenje proteste.

Exit mobile version