Site icon PORTALB

T-Mobile do t’i kthejë paratë e mbledhura gabimisht për ndërtimin e kishës

Dikush ka manipuluar me numrin 143 143 të fondacionit “T-Mobile për Maqedoninë” për të mbledhur para për ndërtimin e kishës.

Dikush ka manipuluar me numrin 143 143 të fondacionit “T-Mobile për Maqedoninë” për të mbledhur para për ndërtimin e kishës.

Të gjithë atyre që prej datës 27 janar e deri dje kanë dhuruar ndihma nëpërmjet numrit 143 143 duke menduar se paratë janë për një vajzë të sëmurë, e në fakt paratë kanë shkuar për ndërtimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena” në Shkup, paratë do t’u kthehen, njoftoi fondacioni “T-Mobile për Maqedoninë”. 

Të gjithë donatorët do t’i marrin prapa paratë e tyre, për të cilën gjë do të njoftohen nëpërmjet SMS-së, ndërsa nëse dikush dëshiron donojë për ndonjë qëllim të caktuar, në ueb-faqen e fondacionit dhe në faqen e saj në Facebook janë shënuar të gjitha numrat e poashtu ka dhe përshkrim se për çka mblidhen ato. Këto informata azhurnohen për çdo ditë.

Fondacioni theksoi se do të ndërmarrë masa në përputhje me dispozitat ligjore për ta zbuluar autorin-iniciatorin e këtij veprimi jonjerëzor. Njëkohësisht, i lut qytetarët që t’i drejtohen fondacionit në qoftë se në të ardhmen vërejnë ndonjë rast si ky. /Portalb

Exit mobile version