Site icon PORTALB

Korona në RMV, sot 101 raste të reja, 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 22 janë shëruar

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 101 raste të reja me virusin korona në vend, Shkupi vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve. Ndërkaq, betejën me virusin e kanë humbur 5 persona, kurse janë shëruar 22 persona, shkruan Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 5 persona, dy nga Kumanova, një pacient nga Struga dhe një nga Gostivari. Në Spitalin Klinik “8 Shtatori” ndërroi jetë pacientja 77 vjeçare nga Shkupi, e pranuar në spital më 2 qershor dhe pacienti 45 vjeçar nga Gostivari, i hospitalizuar më 14 qershor. Në Spitalin Klinik të Strugës ndërroi jetë pacienti i moshës 80 vjeçe, i hospitalizuar më 15 qershor. Në Spitalin Klinik të Kumanovës ndërroi jetë pacienti 51 vjeçar, i pranuar në spital më 14 qershor. Pacientja nga Kumanova e cila ndërroi jetë ishte e moshës 40 vjeçe, e pranuar në spital më 20 qershor” kumton Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit:

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë:

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 5106, numri i të shëruarve 1926 ndërsa gjithsej jetë kanë humbur 238 persona. Numri aktiv i të infektuarve aktualisht është 2942.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version