Site icon PORTALB

RMV, 659 shkelje të reja, 4 persona nuk i kanë respektuar masat për izolim dhe vetëizolim

Saraj, analiza ekonomike, maska, qytet, shkup, Saraj

Foto: Arbnora Memeti

Për masën mbajtje e mbrojtjes personale për fytyrë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 659 kundërvajtje. 366 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 261 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e nëpunësve policorë, janë bërë kontrolle të personave në izolim dhe vetëizolim, me ç’rast është konfirmuar se një person nuk e ka respektuar masën izolim, ndërsa tre persona nuk e kanë respektuar masën për vetëizolim.

Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut të premten tha se nuk di ndonjë rast se pacienti është infektuar duke respektuar masat, transmeton Portalb.mk.

Ai gjithashtu tha se se do të publikojë emrat e atyre që nuk pranojnë vendimet për vetizolim.

Maqedonia e Veriut, javët e fundit është goditur rëndë nga vala e dytë e virusit korona. Çdo ditë ka të vdekur dhe qindra të infektuar.

Exit mobile version