Pas ekzistimit pothuajse njëvjeçar, pushoi së dali gazeta “Den” për shkaqe financiare.
Gazeta pushon së vepruari për së dyti herë pasi gazetarët refuzojnë të punojnë derisa të mos u paguhen katër rrogat e mbetura.
Të punësuarit dje i kanë dhënë dje ultimatum drejtorit Jovan Jovçeski, se nëse deri në ora 16 nuk i marrin të hollat, ata më nuk do të shkruajnë. Por, në vend të të parave, drejtori i ka njoftuar se gazeta do të mbyllet.
Një pjesë e gazetarëve mendojnë të ngrenë padi për shkak të mosapgesës së rrogave të mbetura. Vitin e kaluar, gazeta nuk u shtyp disa ditë për shkaqet e njëjta, por pasi i morën rrogat, një pjesë e të punësuarve u kthyen në punë. Pastaj për drejtor u caktua Jovan Jovçevski, i cili premtoi gazetë me standarde evropiane dhe ardhje të një biznesmeni rus, por kjo gjë nuk ndodhi.
Lajmi për mbylljen e gazetës vjen vetëm një ditë pas publikimit të raportit të të Raportuesve pa kufinj, ku Maqedonia gjendet në vendin e 116.
Kjo është uebfaqja e Raportuesve pa kufij, ndërsa në hartën e Internet Censorship, do të mund të lexoni më shumë për censurën në internet.