Site icon PORTALB

173 raste të vdekjeve nga virusi korona sot në Britani të Madhe

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur sot se 173 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit brenda një dite, duke qenë më i lartë numri i të vdekurve se sa të enjten i cili ishte 135, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve atje ka shkuar në 42 mijë e 461, deri tani atje janë konfirmuar 301,185 persona të prekur me Covid-19.

Në Uells katër persona të tjerë kanë vdekur, ndërsa Irlanda Veriore raportoi vetëm për një një vdekje të re.

Skocia gjithashtu raporti 6 raste të vdekjeve nga Covid-19, shkruan BBC.

Exit mobile version