Një i armatosur ka qëlluar 3 fëmijë në një kompleks zyrësh në Feniks, qyteti më i madh në perëndim të shtetit Arizona. Policia ka bërë të ditur se njëri nga të qëlluarit ka vdekur ndërsa tjetri është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë shëndetësore. Ndërsa viktima e tretë nuk është në gjendje rreziku për jetë.
Policia tashmë është në kërkim të personit 70 vjeçar që ka shtënë mbi këta fëmijë dhe i cili përshkruhet si person i armatosur dhe i rresikshëm.
Kjo e shtënë ka ndodhur gjatë një takimi në një zyrë ligjore.
Një debat i nxehtë mbi kontrollin e armëve është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara pasi që një njeri i armatosur gjatë një sulmi kishte të vrarë 20 fëmijë dhe gjashtë të rriturit muajin e kaluar në një shkollë fillore në Connecticut.