Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit janë dhënë 702 vendime të reja për izolim

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Janë regjistruar 705 shkelje për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, 702 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 210 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB-ja informojnë se nga ana e nëpunësve të policisë janë kryer kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim, me çka është konfirmuar se tre persona nuk e kanë respektuar masën për izolim, ndërsa një person nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

Exit mobile version