Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot, natyre, gjelberim, mal, pyje

Foto: Suad Bajrami

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 17, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 32 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë, ndërsa në disa vende do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima. Nga e diela sërish në orët e pasdites në disa vende do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

Exit mobile version