Site icon PORTALB

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 333 raste të reja me virusin korona

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit një rritje të numri të viktimave e të rasteve pozitive nga pandemia, transmeton OraNews.

Sot janë regjistruar 66 viktima e 333 raste pozitive më shumë në krahasim me një ditë më parë,

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 34 514 e i të infektuarve në 238 159.

Persona aktivë pozitivë me koronavirus janë 123 101.

Të shëruarit kanë arritur deri më sot më 180 544.

Në struktura spitalore po kurohen 2867 pacientë Covid e 168 prej tyre janë në repartet e terapisë intensive.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1089 pacientë të shëruar-

Një rritje të numrit të të infektuarve është regjistruar në rajonin e Lombardisë ku janë 216 pozitivë më shumë se një ditë më parë.

Numri i të infektuarve të regjistruar deri më sot që nga nisja e pandemisë në këtë rajon është 92 518 e i viktimave 16 516..

Në 24 orët e fundit Italia ka kryer 59 154 tamponë.

Exit mobile version